Erdogan krahason Netanyahun me Millosheviçin, do të gjykohet në Hagë si kasap i Gazës

Erdogan krahason Netanyahun me Millosheviçin, do të…

Që prej nisjes së fushatës ushtarake të Izraelit kundër grupimit Hamas në 7 Tetor, Turqia dhe presidenti Recep Tajip Erdogan kanë dënuar Izraelin dhe Benjamin Netanjahun duke deklaruar që Netanjahu do të gjykohet si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme në Gaza.

Erdogan gjithashtu ka kritikuar ashpër vendet e perëndimit që kanë mbështetur Izraelin dhe Netanjahun në fushatën ushtarake që deri më tani ka shkaktuar mbi 15 mijë të vrarë palestinezë nga sulmet ajrore dhe tokësore referuar Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Në fjalimin e mbajtur në takimin e Komitetit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Erdogan tha se vendet perëndimore që mbështesin Izraelin po i japin një mbështetje të pakushtëzuar për të vrarë foshnjat dhe janë bashkëpunëtorë në krimet e Netanjahut.

“Përtej të qenit kriminel lufte, Netanyahu, do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Millosheviçi. Ata që përpiqen të kapërcejnë vdekjen e të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm duke përdorur justifikimin e Hamasit nuk kanë asgjë për t’i thënë njerëzimit.” – deklaroi Erdogan.

Sllobodan Millosheviç ka qenë kryetar i Partisë Komuniste Jugosllave, President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe President i serbisë, gjatë udhëheqjes së Millosheviçit serbia nisi fushtën ushtarake për të mbajtur të nënshtruar, për të bërë spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për të mbajtur të pushtuar territorin e kosovës. Në vitin 1999 lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe për çlirimin e Kosovës dhe bashkë me bombardimet e NATO bënë të mundur zmbrapjsen e forcave jugosllave serbe. Millosheviç u arrestua në 1 Prill të 2001 dhe në 28 Qershor të po atij viti u ekstradua në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid pas padisë në vitin 1999 ku vdiq në vitin 2006 përpara se të mbaronte gjykimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit