Erdogan: Nderi më i madh është të kujtohesh si presidenti që e bëri Hagia Sophia përsëri xhami

Erdogan: Nderi më i madh është të…

E ndërtuar nga bizantinët si një kishë, Shën Sofia u kthye në një xhami pas çlirimit otoman të Kostandinopojës. Ndërkohë sipas mediave turke, shndërrimi i Shën Sofisë në xhami është përmendur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e ndarjes së çmimeve të artit në Stamboll.

“37 vjet pas vdekjes së tij (të poetit), patëm nderin të hapnim Hagia Sophia, që ishte ëndrra e tij më e madhe. Lavdia i qoftë Allahut. Pas 80 vitesh mall, kemi thyer zinxhirët së bashku dhe e kemi rikthyer Aja Sofinë në formën e saj origjinale, sipas dëshirës së Pushtuesit. E falënderoj edhe një herë Zotin tim që na dha këtë nder, këtë dinjitet për të festuar fundin e robërisë së Hagia Sofias. Të kujtohesh si presidenti që rihapi Hagia Sophia është nderi më i madh në botë. zemra jonë”.“Përderisa kjo të ndodhë, në dashtë Zoti, tingulli i Kuranit nga kupolat e Hagia Sophia dhe ezani nga minaret e saj nuk do të pushojnë kurrë. Xhamia e Madhe e Hagia Sophia do të vazhdojë të tërheqë zemrat e besimtarëve përgjithmonë si një simbol i shekullit turk“, tha presidenti turk.

Shën Sofia, një nga simbolet e Stambollit, u ndërtua prej druri në vitin 360 nga perandori romak Konstantin, por ajo u dogj e shkrumbua pjesërisht gjatë një revolte në vitin 404. Perandori Teodos e restauroi më vonë ndërtesën, në 415-ën. Kur binaja u shkrumbua përsëri gjatë trazirave të Nika-së më 532, perandori Justiniani I e pati rindërtuar atë me gurë. Shën Sofia u rihap përsëri për adhurim në 537-ën, pas pesë viteve ndërtim, duke e bërë ndërtesën e tanishme mishërimin e tretë të Shën Sofisë. “Shën Sofi” do të thotë “Urtësi e Shenjtë”, që është një prej karakteristikave të Jezu Krishtit.

Shën Sofia u rrënua pas pushtimit latin në shekullin e 13-të. Varret e komandantit të pushtimit latin dhe të venecianit Enrico Dandolo (dogjeut të 42-të të Venedikut), i cili vdiq në vitin 1205, janë brenda Shën Sofisë.

Përpara çlirimit turk të Stambollit më 1453, perandori bizantin kërkoi ndihmë nga sulltani otoman Murati II kur krisi kubeja e Shën Sofisë.  Pasi Kisha e Shën Sofisë u kthye në xhami më 1 qershor 1453, ajo u quajt Xhamia e Shën Sofisë, apo Xhamia Fetih. Sulltan Mehmeti II e restauroi ndërtesën dhe ndërtoi një minare. Pas tij, i biri, sulltan Bajaziti II, ndërtoi një tjetër, dhe nipi i vet, sulltan Selimi II ngriti dy minare të tjera; kjo është arsyeja pse të tëra minaret ndryshojnë nga njëra-tjetra. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit