Erdogan, vizitë e papritur në SHBA

Erdogan, vizitë e papritur në SHBA

Edhe pse Uashingtoni dhe Ankaraja kanë patur mospajtime të një sërë çështjesh të rëndësishme siç wshtw veriu e Sirisë, ku forcat amerikane mbështesin militantët kurdë që Turqia i konsideron terroristë apo kur Uashingtoni i bën presion Ankarasë që të bëjë më shumë për të ndaluar transitin e mallrave për në Rusi, pasi argumenton se të ardhurat nga to Moska po i përdor për luftën kundër Ukrainës, gjithsesi raporti midis dy vendeve duket se ka ndryshuar pasi  Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO në muajin janar.

Që prej vitit 2019  Erdogan nuk ka zhvilluar më vizitë në SHBA. Në atë kohë ai presidenti i turk, Erdogan u prit nga presidenti amerikan Donald Trump, me të cilin kishte edhe raporte të mira miqësore.

Zyrtari turk i sigurisë  tha se Erdogan do të zhvillojë një vizitë në SHBA me datë 9 maj, kjo është vizita e oarë që ai zhvillon gjatë administratës Biden.

Ende nuk ka ndonjë koment nga Uashingtoni apo nga Ambasada amerikane në Ankara lidhur me këtë vizitë.

Analistët thanë se Bideni dhe Erdogani ka të ngjarë që do të bisedojnë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Erdogan është një kritik i zëshëm i veprimeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Analistët parashikuan po ashtu se temë e diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes, përfshirë edhe blerjen e avionëve amerikanë F-16 nga Ankaraja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit