Erë e fortë dhe "gurë'' nga qielli, stuhia e breshërit godet Kukësin

Erë e fortë dhe “gurë” nga qielli,…

Pasditën e sotme një stuhi e fuqishme me erëra të forta ka pushtuar Kukësin.

Reshjet kanë përfshirë disa zona të ndryshme, ndërsa në zona të caktuara kanë qenë të shkurtra, por të vrullshme.

Pamjet që vijnë nga qyteti verior tregojnë kokrrat gjigante të breshërit që përlasen mbi çatitë e banesave dhe llamarinat e automjeteve me furi.

Ka disa raportime se në zonat rurale, reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit