
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku pushuesit janë detyruar të largohen nga plazhi për shkak të një tymi të dendur që ka mbuluar zonën.
Në pamjet e dërguara nga një qytetar për JOQ Albania, duket qartë një re e madhe tymi i zi që përhapet në të gjithë zonën, e shoqëruar edhe nga një erë e rëndë.
Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa pushuesit janë larguar në panik. Çfarë mund të jetë duke u djegur?