ERE pezullon vendimin për rritjen e çmimit të energjisë

ERE pezullon vendimin për rritjen e çmimit…

Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot të pezullojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë.

ERE njoftoi në mbledhjen e bordit se çmimi i KESH për OSHEE do të mbetet i pandryshuar, dhe leximi do të bëhet në fund të muajit.  

Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin. Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do të bëhet në fund të muajit”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

Më herët, qeveria planifikoi që të aplikonte vendimin për rritjen e çmimit të energjisë në 42 lekë/kwh për ata abonentë familjarë të cilët shpenzonin mbi fashën 800 kwh.

Vendimi u shty dhe ishte vetë kryeministri Edi Rama që deklaroi se 1 tetori nuk do të sillte rritjen e çmimit të energjisë.

Në vendimin e qeverisë, Rama argumentoi se shtyrja e vendosjes së fashës së energjië erdhi pasi qytetarët kanë kursyer ndjeshëm ndërsa niveli i kaskadave ishte rritur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit