Erërat me shpejtësi deri në 160km/h, cikloni Tauktae godet Indinë, 12 të vdekur

Erërat me shpejtësi deri në 160km/h, cikloni…

Një ciklon i fuqishëm i cili në kulmin e tij është cilësuar si ‘jashtëzakonisht i rëndë’ ka goditur Indinë. Mediat shkruajnë se erërat arrinin shpejtësi deri në 160km/h kanë prekur fillimisht shtetin e Gujarat.

Ashtu siç raportohej dhe më herët, cikloni Tauktae udhëtoi përgjatë bregut perëndimor të Indisë derisa goditi zonat e banuara. Raportohet se 12 persona kanë humbur jetën dhe 150 mijë të tjerë janë evakuar.

Marina indiane ka dërguar 3 anije luftarake për të shpëtuar qindra persona të bllokuar. Cikloni Tauktae erdhi në një moment kur India po vuan shumë në luftën ndaj Covid-19. Deri para pak javësh, sistemi shëndetësor indian ishte drejt kolapsit për shkak të një numri të lartë infektimesh me Covid-19, ndikuar edhe nga varianti indian i cili përhapet më shpejt se variantet e tjera dhe është më i rrezikshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit