Ergys Verdho nuk ndalet, jep 14 miliardë për tepelenasit e “ALB BUILDING”

Ergys Verdho nuk ndalet, jep 14 miliardë…

Ergys Verdho duket se është në ditët e tij. Jo për të rilindur, por për të mbushur xhepat me një dorë të mirë miliardash. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-75502-10-14-2020 që ka për objekt “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”. Në tender kanë marrë pjesë 7 kompani.

Ndonëse ka patur kompani që kanë ofruar gati 5 miliard më pak, Ergys Verdho për habinë e të gjithëve ka shpallur fitues kompaninë “ALB BUILDING”. “Gysi” do t’i japë pronarëve të kësaj kompanie plot 14 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e mbikalimit të TEG-ut dhe rrugëve lidhëse.

Kjo firmë është në pronësi të shtetasve Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta. Tenderi është i dyshimtë gjithashtu edhe për një fakt tjetër. Vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, ose sa 94.78% e tij. Kjo përbën një dyshim të fortë se tenderi është i manipuluar dhe fituesi i paracaktuar. Të paktën 5 miliard lekë janë një dëm i pastër ekonomik ndaj shtetit shqiptar. Është natyrisht e qartë se SPAK nuk do të hetojë dhe se “Gysi” do të bëjë përsëri një dorë të mirë miliardash. Jepi Gysi!/JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit