Ergys Verdho s’di të ndalet, 1.5 miliardë tender firmës që ofroi 500 milionë më shumë së të tjerët

Ergys Verdho s’di të ndalet, 1.5 miliardë…

Ergys Verdho përsëri vazhdon të mos i zhgenjejë fansat e tij të cilët mezi presin të lexojnë tenderin e rradhës të dyshimtë. Këtë radhë Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar prej tij, duket se ka bërë përsëri “BINGO”. Do thoni ju, ka kursyer paratë e taksapaguesëve shqiptarë (atyre që i paguajnë)? Jo miq, aspak. Ka bërë të kundërtën. Ka shpallur fituese një firmë e cila ka ofruar rreth 500 milionë lekë më shumë se njëri nga pjesëmarrësit e tjerë.

Por për cilin tender bëhet fjalë? Kemi të bëjmë më procedurën e prokurimit që mban këtë numër reference: REF-89963-03-12-2021. Fondi limit i tenderit është 124,503,327 lekë të reja pa TVSH. Duke hedhur një vështrim të detajuar në dokumentacionin shoqërues të kësaj procedure vihet re se në garë kanë marrë pjesë plot 7 garues. Përgjithësisht vlerat e ofruara variojnë dhe nuk janë të ngjashme, por vihet re një fenomen tjetër. 6 nga 7 firmat pjesëmarrëse kane ofruar vlerë më të ulët sesa firma e shpallur fituese. E pashpjegueshme, apo jo?

Pra e thënë shqip, pastër dhe bukur, tenderin e ka fituar firma që ka ofruar vlerën më të lartë nga gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Madje jo vetëm kaq, por diferencat janë aq të mëdha, sa për të vënë duart në kokë e për të vrapuar si i marrë 3 herë vajtje-ardhje tek Bulevardi i Ri. Kështu nëse bëjmë një krahasim mes firmës fituese dhe firmës me vlerën më të ulët, diferenca shkon në rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Gjithë këto para mund të përdoreshin fare mirë për të bërë shumë gjëra. E megjithatë kështu ka vendosur komisioni përkatës. Por cili është fituesi? Bëhet fjalë për firmën “AL-ASFALT” në pronësi të Astrit Varaku dhe Luan Mema. Kjo firmë është shpallur fituese për një vlerë që shkon rreth 1.5 miliardë lekë të vejtra me TVSH. Si gjithmonë në këto raste, nuk ka munguar as këtu diferenca tepër e ngushtë mes vlerës fituese dhe fondit limit. Kështu vlera fituese është sa 97.59% e fondit limit. Bukur apo jo?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit