Erik Fullani lëviz në Bllok me armë në brez, Policia: E ka me leje, punon si bodyguard

Erik Fullani lëviz në Bllok me armë…

Erik Fullanit, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, është ndaluar së fundmi teksa lëvizte në zonën e ish-Bllokut me armë në brez. Identifikimi iu bë pas një kontrolli rutinë të makinës së Fullanit, i cili lëvizte me një mjet me xhama të errët. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se atij i është vendosur 20 000 lekë të rinj, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit.

Erik Fullani është shoqëruar menjëherë në komisariat, pasi në momentin e kontrollit sipas bluve nuk disponoheshin arsye bindëse të armëmbajtjes. Policia e Tiranës ka reaguar së fundmi duke thënë arma që ai mbante me vete ka rezultuar me leje, pasi ai punon si bodyguar i një subjekti privat.

Arsyetimi i mësipërm nuk duket si shumë bindës, pasi burime jo zyrtare bëjnë me dije se ndikuar nga pasuria e familjes, Eriku ka qenë i shoqëruar gjithmonë nga trupëroja. Nuk dihet nëse Erik Fullani ka krijuar edhe “armiqësi” nga konfliktet e çastit si një frekuentues i rregulltë i lokaleve të natës.

Ai është lënë i lirë dhe pritet që për çdo mbrëmje t’i rikthehet punës së tij si bodyguard, një punë dyshonim se do ta kryente Erik Fullani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit