Erik Lloshi shenjëstron Don Xhonin: Paguan 10 milion lekë për sponsorime

Erik Lloshi shenjëstron Don Xhonin: Paguan 10…

Lloshi ka habitur publikun me deklaratën e tij të fundit lidhur me këngëtarët e rinj, konkretisht Don Xhoni.

Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.

“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, është shprehur ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit