Erion Braçe bëhet Robin Hood, propozon ndryshime të taksave: T’ua marrim të pasurve e t’ua shpërndajmë të varfërve

Erion Braçe bëhet Robin Hood, propozon ndryshime…

Që kur ka lënë postin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe është bërë radikal, dhe bën propozime për taksim të të pasurve dhe krejt papritur është kujtuar për të varfrit. Ai është komentuar shumë për deklarata e tij sepse bien ndesh me veprimet që bën qeveria e drejtuar nga partia e tij.

Ai paralajmëron se rritja e çmimeve do të prekë më shumë të varfërit dhe kërkon ndryshime të politikave fiskale duke taksuar më shumë të pasurit për të sjellë më shumë të ardhura në arkat e shtetit.

Braçe thotë se rritja e çmimeve nuk mund të ndalet, por propozon disa masa të tjera për të mbrojtur shtresat në nevojë, duke filluar nga lufta kundër abuzimit me çmimet.

“Tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4-5 kompani, thuajse me konkurrencë formale. Çmimet në to as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos. Çmimet këtu nuk i nënshtrohen konkurrencës, çmimet këtu caktohen, njoftohen!”, tha ai.

Së dyti propozon rishpërndarjen e parave.

“Rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të tvsh, akcizës etj., tatime e taksa konsumi. Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërndajmë. Dy rruge ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme”, shtoi ai.

Këtë herë, sipas Braçes, barra e krizës s’mund të bjerë mbi të varfërit dhe shtresën e mesme.

“Tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; Kriza e çmimeve sado e përkohshme të jete, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre. Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmërisht atë që u takon, atë që e fshehin dhe qe i ka mbipasuruar! Janë 100 vip-at tanë! Në kuvend javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar”, deklaroi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit