Erion Çela vdiq për shkak se u vonua ambulanca, "shfajsohet" Urgjenca Mjekësore

Erion Çela vdiq për shkak se u…

Dje në mbrëmje në zonën e “Don Boskos” ndodhi një atentat me armë zjarri si pasojë e të cilit u vra 35-vjeçari Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë. Pas vrasjes gruaja e viktimës lutej që të vinte ambulanca ndërsa ajo u vonua jo pak por 30 minuta. Pas kësaj ka reaguar Urgjenca Mjekësore dhe ka treguar se si qëndron e vërteta.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore:


KOMUNIKATË PËR MEDIAT:
Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.
Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjerksore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.
Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë.
Ambulanca e parë:
Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit.
Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe mer një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e traumës.
Mbërritja në spital në orën 16.19.
Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera.
Ora 16.22 nisja e tyre.
Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje.
Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë.
Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulanc e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulanc.
Nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta. Përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standart bashkëkohor.
Bashkëngjitur është dokumentimi i këtij misioni!
NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!
Dr.Skender Brataj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit