Erion Isai nis të kërkojë vota, i tregon arritjet e qeverisë qytetarit të varfër

Erion Isai nis të kërkojë vota, i…

Kryebashkiaku humorist i Ersekës, Erion Isai, ka dal derë më derë e fshat më fshat për të kërkuar vota për një tjetër mandat. Takimet me banorët Isai i ka publikuar në rrjetet sociale ku ajo që duket qartazi është varfëria. Fshatra të rrënuar, ku kanë mbetur vetëm pleq e ku banorët dukshëm nuk kanë ekonomi të madhe. Shtëpitë e tyre janë modeste dhe rrobat e trupit disa i kanë të arnuara, disa të grisura e shumë të tjerë të bëra pis nga puna e përditshme.

Ndryshe paraqitet përpara tyre Erion Isai, i cili i ka rrobat akull të reja dhe sipas modeleve më të fundit. Mes shumë fotosh të publikuara nga vet kryebashkiaku, shfaqet një burrë i moshuar që i ka të grisura pantallonat që ka veshur. Me siguri kryebashkiaku humorist i ka treguar për arritjet e qeverisë, për pushtetin absolut të Edi Ramës dhe për partinë e fortë dhe të shëndetshme të socialistëve.

Hallet e shqiptarëve mbeten të njëjtat edhe pas kësaj fushate elektorale. Politikanët buzagaz shkojnë derë më derë për të lypur vota me premtimin se pasi të fitojnë të gjithë do hanë me lugë floriri. Por pasi marrin pushtetin politikanët zhduken dhe për 4 vite as që u hapin derën qytetarëve në bashki e jo më t’u qajnë hallet e t’u japin zgjidhje.

E tillë duket të jetë politika, ku kryetari vishet e krekoset ndërsa populli i varfër nuk ka arnë për të arnuar rrobat e grisura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit