Erion Veliaj abuzon dhe me të vdekurit, tender 260 milionë për varret e fëmijëve

Erion Veliaj abuzon dhe me të vdekurit,…

Erion Veliaj, i njohur ndryshe si lali Leku nuk paska kufij. Përveç abuzimeve të shumta me tenderat e organizuar nga bashkia apo institucionet që ka në varësi, lali Leku duket se e meriton plotësisht nofkën që i ka ngjitur populli. Duhet të jesh një lekist i paparë që të abuzosh deri në këtë farë feje. Leli leku figuron se nuk ka as moral së paku, dhe kjo duket fare qartë në tenderin që do t’ju paraqesim në këtë artikull.

Bëhet fjalë për nje procedurë prokurimi të organizuar nga Agjencia e Sherbimeve Funerale, e cila varet nga Bashkia Tiranë. Tenderi në fjalë ka numër reference REF-81981-12-14-2020 dhe objekt “LOTI 1: BLERJE VESHJE NËNTOKËSORE VARRI”, nga të cilat 5780 komplete veshje nentokësore varri për të rritur dhe 97 komplete veshje nëntokësore varri për të mitur. Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, pra elementi garë nuk ka ekzistuar as sa për “sy e faqe”. Natyrisht duke mos patur asnjë konkurrent, lali Leku ka shpallur fituese kompaninë e vetme pjesëmarrëse. Bëhet fjalë për firmën SINDER AB në pronësi të shtetasit Besim Memoçi.

Kjo firmë ka fituar me vlerën prej 22,061,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 260 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveç faktit skandaloz se ka marrë pjesë vetëm një kompani në tender, një tjetër pikë e dyshimtë është edhe fakti se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit. Konkretisht vlera fituese është sa 97.24% e fondit limit, një tjetër fakt ky që ngre dyshime të forta se tenderi është abuzues. Me sa duket lali Leku nuk ka skrupuj fare saqë fiton lekë edhe në kurriz të varreve të të vdekurve, përfshirë këtu dhe të fëmijëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit