Kryebashkiaku Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit deri në përfundim të hetimeve.
Këtë vendosi sot gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili pranoi kërkesën e prokurorëve të Veliajt, Ols Dado dhe Altin Dumani. Këta të fundit kërkuan që Veliaj të mbahet i izoluar, pasi mund të ndikojë në procesin e hetimit duke prishur provat dhe ushtruar presion ndaj dëshmitarëve.
Në sallën e gjyqit u paraqitën dhe prova shtesë, mes tyre dhe përgjime ambientale e telefonike që i janë bërë kryebashkiakut në qeli.
Sa i takon biznesmenit Elman Abule, gjykata i lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Në një seancë tjetër ankimimi i bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa për zhbllokimin e llogarive bankare të bllokuara, nuk u pranua gjithashtu duke lënë në fuqi sekuestron preventive.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash në 9 raste. Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit, ndërsa dy ditë më pas GJKKO me vendim të gjyqtarit Erjon Bani vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij duke e lënë në qeli.