Erion Veliaj e ka faktuar se nuk është prej sojit të 'BURRAVE'

Erion Veliaj e ka faktuar se nuk…

Nga Gazeta Atdheu

Qeveria me thirrje të vazhdueshme apelon të gjithë qytetarët të mbajnë maskat dhe të respektojnë rregullat e distancimit social për frenimin e koronavirusit. Ajo që është theksuar më së shumti kohët e fundit, ka qenë mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura.

Deri këtu, qeveria mirë e ka. Por pse mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura nuk përdoret nga kryebashkiaku Erion Veliaj?

Lali nuk njeh gjë tjetër veç propagandës. Pemë, rrugë, lulishte, e gjëra të bukura ‘mban në gojë’ gjithë ditën, por asgjë që thotë nuk e zbaton. I pëlqejnë shumë kullat e larta, dhe të zotërojë të gjithë territorin duke e kthyer vendin në pyll betoni.

Veliaj i Bashkisë Tiranë, ka pritur në zyrën e tij familjen e Gani Luzit. Takimi është organizuar në nder të tij dhe madje Veliaj u shpreh se një nga rrugët e kryeqytetit do të mbajë emrin e Gani Luzit.

Shumë pranë personave të ftuar në zyrë, dhe pa maskë është shfaqur kryebashkiaku ‘zdroms’. Duket se akti normativ i qeverisë nuk vlen për të pushtetshmit.

****

E ‘më e bukura’, Veliaj vijon të bëjë propagandë. Teksa mashtron se do bëjë ndonjë punë, gjithnjë e më shumë fakton se nuk është nga soji i burrave që e mbajnë fjalën. Nëse do i shërbente qytetarëve, njëzëri jemi të gatshëm të brohorasim ‘bravo lali’.

Por kjo ditë nuk do vijë kurrë. E dini pse?

Sepse Zdromsat vetëm gënjejnë.

Në fillimet e tij në krye të Bashkisë Tiranë, Veliaj për një kohë të gjatë bënte zhurmë në media se po mbillte pemë, e po gjelbëronte Tiranën dhe po i shtonte ‘dozat’ e pemëve Liqenit Arificial.

Por rezulton e kundërta. Veliaj e ka shtrirë dorën për të zotëruar e mbytur me beton edhe zonën e vetme që i jep oksigjen Tiranës.

Secili nga ne, mjafton të shikojë rreth e përqark banesës së tij. Kullat po shtohen.

Ditën është fushë, e të nesërmen zgjohesh me një vinç mbi kokë. Të gjitha lali i bën pa gëdhirë mirë.

Një tjetër rast skandaloz nga kryebashkiaku që po i vjedh dita ditës shqiptarët, është shembja e Teatrit Kombëtar. Për të ndërtuar kulla sërish.

Shembja e një trashëgimie kulturore u pasua me protesta e me reagime të ashpra nga ata që e duan artin.

Këtu hyn në lojë Sandri. Po, po, Sandri me çizmet e policëve që të vihen mbi qafë e duan të të mbysin se po mbron artin.

Policët e Sandër Lleshajt, më të këqinj se ata që mbytën George Floydin.

Gjatë protestave për mbrojtjen e teatrit, i cili u shemb pa gëdhirë mirë, gazetarë, qytetarë, artistë e politikanë u tërhoqën zvarrë nga policët e pashembullt në botë.

Këta drejtues që ne kemi, dita ditës po e tregojnë se nuk janë prej sojit të burrave, por të burrave me një ‘r’.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit