
“Puna e parë që bërë në krye të Bshkisë së Tiranës, ishte rregullimi i sahatit”– kështu e niste një spot propagandistik për fushatën zgjedhore Erion Veliaj. Kryetari që më shumë rri në majë të biçikletës sesa në kolltukun e bashkisë, më shumë me lopatë në dorë se me dosje, dhe më shumë në mensat sociale se në shtëpië e tij. Përmos të gjithave, kjo është propaganda, pasi realiteti flet ndryshe.
Mëngjesin e kësaj të mërkure teksa këmbanat e kishave nisën të bien në orën 07:00, sahati që Veliaj pretendon se e rregulloi si punë të parë, i kishte akrepat 10 minuta mbrapa. Mund të ketë ngecur, mund të mos ketë bateri apo mund të jetë harruar, por e rendësishme është që Veliajt i shembet një propagandë të cilën e përdori si për të treguar aftësitë e tij me kohën dhe punën.
E në fakt sahati i Tiranës nuk është 10 minuta mbrapa por një shekull mbrapa. I rrethuar nga kullat shumëkatëshe, sahati nga një pikë referuese dhe kulturore e kryeqytetit, ka marrë formën e një vogëlsire mes gjigantëve të betonit. Përtej saj sahahti i kryebashkiakut nuk është 10 minuta mbrapa, por qendron gjithmonë 12:00. Për sa kohë me firmën e tij shpërdoron taksat e qytetarëve dhe emri i tij shkon formalisht në SPAK, pa u hetuar për asnjë çështje.