Erion Veliaj gati betonizimin e radhës në Parkun e Liqenit, PD: Do ndërtojë kulla klienti i Bashkisë

Erion Veliaj gati betonizimin e radhës në…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ose siç i thërrasin tashmë qytetarët “Lali Zdromsi”, ka vendosur që t’i bëjë “gropën” të vetmit aset natyror që i ka mbetur kryeqytetit.

Ai po nxiton ditë pas dite që ta rrënojë dhe ta ktheje nga një park natyror në një lagje tjetër me kulla dhe me dendësi banimi si në “Astir” edhe Parkun e Liqenit Artificial.

Dy parqeve të mbetur tashmë në këmbë në Tiranë me gjelbërim, ati të Liqenit Artifiacial dhe atij “Botanik”, duket se “Lali Zdromsi” u ka bërë “letrat e funeralit”.

Kjo ngjarje ka nisur të zyrtarizohet nga Bashkia, por sot Partia Demokratike ka denoncuar pikërisht këtë aferë të radhës, duke deklaruar se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për hartimin e zonës së planifikuar tek Garda e Republikës, për të betonizuar hyrjen e Parkut të Liqenit.

PD-ja ka thënë se e denoncoi këtë që në vitin 2018, por tashmë ka filluar faza e parë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka nisur fazën parë të betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartësi!

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se, firma fituese për të realizuar këtë ndërtesë është “51N4E”, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

Sipas saj, ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si Parku, po kafshohet me kulla nga të gjitha anët e saj.

Postimi i plotë i Zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:

“Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k.

Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut”,- thotë Veliaj./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”80″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit