Erion Veliaj miliona për kompaninë e lidhur me 'Ndragheta', për të ‘larë’ rrugët që nuk lahen kurrë!

Erion Veliaj miliona për kompaninë e lidhur…

Eksperti i njohur i ekonomisë, Zef Preçi, nëpërmjet një shënimi-denoncim në faqen e tij në FB, ka shpjeguar një skemë të shpërdorimit të parave publike nga ana e bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Eco Tirana” e cila gjendet në hetim për lidhje me mafien “Ndragheta”.

Bëhet fjalë për larjen e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit, punë për të cilat derdhen qindra milion lekë nga buxheti i bashkisë, por kushdo e sheh se kjo gjë nuk ndodh kurrë, ose vetëm në raste të rralla sa për “sy e faqe”.

Preçi ka analizuar në shkrimin e tij të gjitha të dhënat “në letër” të bashkisë së Tiranës për këtë proces pastrimi duke i krahasuar me realitetin, të cilin në fakt e njohin më së miri vetë qytetarët e kryeqytetit.

Shënimi i plotë i ekspertit Zef Preçi

Ne diten me te nxehte te vitit vazhdon larja e miliona metra katrore rrugeve kryesore te Tiranes, te pakten keshtu thone faturat e kripura te bizneseve kliente te bashkise…Kujtese e perseritet per ata qytetare qyqare qe paguajne taksa dhe nuk kerkojne llogari si ne socializmin e djeshem…

Sipas Drejtorise se Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane ne Bashkine e Tirane, rruget e kryeqytetit ne pjesen me te madhe lahen disa gjate nates dhe te tjerat gjate dites, bile edhe dy here (?!). Gjithashtu eshte ne fuqi edhe per nja tridhjete vjet edhe nje Memorandumi Bashkëpunimit lidhur në Dhjetor 2015 midis Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronës, pjesa e qendres se Tiranes, e njohur ndryshe edhe si “Zone e Kuqe” per sa i takon “…shërbimit te pastrimit, menaxhimit, mbledhjes dhe largimit të mbeturinave.”

Ne fakt, vitin e kaluar kane dale ne publik edhe disa publikime aspak te dyshimta per Bashkine e Tiranes mbi lidhjet e partnerit italian te kesaj kompanie me Ndragheta-n italiane, por vetem kaq…(Cilido dyshon mbi perfshirjen e segmenteve te institucioneve shteterore shqiptare ne krimin e organizuar nderkombetar, le te referoje arrestimet e diteve te fundit mbi bazen e hetimeve te DEA-s dhe partnereve te huaj ne kete fushe).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit