Erion Veliaj na tregon bashkëpunimin me shefin: Unë me Ramën jemi mish e thua!

Erion Veliaj na tregon bashkëpunimin me shefin:…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë për “Syri Tv”, ka bërë një sërë deklaratash, kryesisht lidhur me fatin e Teatrit Kombëtar, por edhe dashurinë e tij reciproke me Edi Ramën.

Veliaj tha se Teatri do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri me kredi.

Kryebashkiaku deklaroi se marrëdhënia e tij me Edi Ramën, është shumë e afërt, duke thënë se ata të dy, janë “mish e thua”.

Sa është mishi me thoin bashkë, jam unë me Edi Ramën. Jemi një skuadër”, tha Veliaj.

Tashmë që i ka mbetur “në dorë” Teatri Kombëtar, ndoshta me këtë deklaratë, se ai dhe Rama janë “mish e thua”, kryebashkiaku kërkon të na tregojë, se ky është një projekt i përbashkët dhe se nuk është vetëm ai që po vendos të shembë teatrin.

Në fakt, askush nuk kishte ndonjë dyshim për këtë gjë. Plani për shembjen e Teatrit është një plan i vjetër i Edi Ramës, i cili ka zgjdhur si ekzekutor, Erion Veliajn, që është gati të bëjë gjithçka, për të siguruar dashurinë e shefit dhe ecurinë në karrierën e tij politike. Ai mund të durojë fëlliqje nga më banalet, ku i ulërasin “lyej shkallët që pa gdhirë”, deri tek njollat më të rënda siç do të jetë shembja e Teatrit Kombëtar. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit