Erion Veliaj, negativ? Kryebashkiaku merr përgjigjen e tamponit të dytë, bashkëshortja, Ajola, doli...

Erion Veliaj, negativ? Kryebashkiaku merr përgjigjen e…

Deklaroi disa kohe më parë se ishte infektuar me COVID-19, por sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë lajmin se është shëruar.

Vetëm dy ditë më parë mediat folën sikur gjendja e tij ishte përkeqsuar dhe se ai do të nisej jashtë vendit për kurim.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila e përgënjeshtroi lajmin.

Ndërsa sot, kryebashkiaku njoftoi se kishte marrë përgjigjen e tamponit të dytë, i cili ka rezultuar negativ, duke bërë që tashmë ai t’i rikthehet zyrës.

Bashkë me Veliajn, negative me koronavirus, ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Gruaja e kryebashkiakut, pasi mori vesh që ky i fundit, ishte i infektuar, bëri gjithashtu tamponin, i cili i rezultoi negativ.

Vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se ishte i infektuar me Covid-19 në fund të muajit korrik, më datë 28.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se, ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe se punën e vijonte nga shtëpia.

Por pa mbyllur ende 14 ditë, Lali ka nxituar që të bëjë publike atë lajm që ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht, ose gjithsesi është i dyshimtë.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit