Erion Veliaj preket nga koronavirusi

Erion Veliaj preket nga koronavirusi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Veliaj, është prej rilindasve të cilët nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente publike të hapura apo të mbyllura. Nuk qëndron problemi nëse u infektua apo jo lali zdromsi, por sa e sa persona mund të ketë infektuar ai?

Pak ditë më parë, Gazeta Atdheu, denoncoi Veliajn i cili në ambientet e Bashkisë Tiranë, priste njerëz dhe qëndronte pranë tyre pa marrë asnjë masë për parandalimin e koronavirusit.

Madje, ata ishin mbi 65-vjeç. Duket se Veliaj nuk do t’ia dijë për aktin normativ të nxjerë nga vetë qeveria.

Kryefjalë e ditëve të fundit, ka qenë mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social. Për Veliajn, këto masa nuk vlejnë.

Statusi i Veliajt:

“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM

JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”-shkruan Veliaj./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Erion Veliaj e ka faktuar se nuk është prej sojit të ‘BURRAVE’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit