Erion Veliaj vjedh edhe te ushqimi për invalidët, e jep me tender pa garë

Erion Veliaj vjedh edhe te ushqimi për…

Mania e zyrtarëve shtetërorë për të grabitur sa herë tu jepet mundësia nuk përjashton as invalidët. Sikur mos u mjaftojë që u vjedhin bukën e gojës, invalidët në çdo rast feste duhet të përballen edhe me propagandën e Erion Veliajt, i cili vesh një përparse dhe u shërben invalidëve dhe të varfërve nga një tas me çorbë. Një tallje bajat është materiali që del i montuar nga dyert e bashkisë, për ta “shitur” Veliajn si bamirësin më të madh. Faktet kanë treguar se jo që kryebashkiaku nuk është i tillë, por vjedh ku të mund dhe sa herë të mundet.

Së fundmi, Open Data ka ngritur flamurin e kuq për tenderin me numër reference REF-88777-11-22-2023 që ka për objekt “Furnizim dhe shërbime me ushqim për menca”. Ky tender është hapur nga Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar, që është nën varësinë e Bashkisë Tiranë. Fondi limit për këtë tender është mbi 83 milionë lekë të vjetra. Në garë për këtë tender ishin tre kompani, dy prej të cilave u skualifikuan dhe fituese u shpall kompania ” Nelsa” shpk, e cila ka ofruar 75 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Pikërisht mungesa e konkurrencës dhe skualifikimi i operatorëve të tjerë me justifikimin se nuk plotësonin dokumentat, ngre dyshime se tenderi ka qenë i paracaktuar.

Thënë ndryshe, miliona lekë shkojnë në xhepat e miqve të Veliajt, që ky i fundit të vazhdojë show-n e tij me tasin me çorbë, e cila me gjasë tani do na shfaqet me agjendë, në çdo festë zyrtare. Paradoksi në këtë tender është fakti se shoqata e invalidëve ka protestuar shpesh përpara zyrave të Veliajt për mungesën e disa kushteve, duke nisur nga rampat, te mungesa e një zyre, të cilën kryebashkiaku ia shëmbi në Laprakë për t’u ngritur një kompleks pallatesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit