Erion Veliajt “i derdhen” miliardat sheshit, 11 miliardë për 3 godina studentore

Erion Veliajt “i derdhen” miliardat sheshit, 11…

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë duket se po shfrytëzon pikërisht periudhën para zgjedhjeve për të “derdhur” miliardat e bashkisë nëpër xhepat e oligarkëve. Kështu lali Leku ka hapur një tender me fond limit 926,511,984 lekë të reja pa TVSH ose rreth 11 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ky tender ka si numër reference REF-88503-02-26-2021 dhe si objekt “Rindërtimi i 3 (tre) godinave të Rezindencave Studentore Universitare (RSU) në Bashkinë Tiranë”.

Shifra kolosale prej rreth 11 miliardë lekësh duket tepër e ekzagjeruar për 3 godina universitare, aq më teper që në të kaluarën vetë Veliaj ka dalë në TV duke u shpreshur se ka rregulluar godinat e studentëve, por në fakt vetë studentët denonconin pranë redaksisë sonë se kushtit ishin “ku të thërret qameti”. Me shumë mundësi e njëjta gjë do të ndodhë edhe në këtë rast, dhe këto 11 miliardë lekë kushedi se në xhepat e cilit oligark do të përfundojnë. Mbetet vetëm për t’u pritur shpallja e fituesit të cilin lali Leku “do e bekojë” me miliardat e bashkisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit