Erion Veliajt i vjedhin llogarinë në instagram

Erion Veliajt i vjedhin llogarinë në instagram

Erion Veliaj shpenzon qindra dhe miliona lekë për propagandën e tij në rrjetet sociale dhe për këtë ka një staf shumë të madh që ai e paguan nga lekët e taksapaguesve të kryeqytetit. Patronazhistat e Bashkisë së Tiranës dhe të Partisë Socialiste në këto vite janë kujdesur që figura e ardhshme e Partisë Socialiste të ketë një numër të tejfryrë të audiencës në rrjetet sociale, kudo ku ai është prezent.

Si duket Erion Veliaj nuk ka një staf të mirëtrajnuar dhe ata nuk e kanë justifikuar rrogën e marrë nga lekët e taksapaguesve. Një nga punëtorët e stafit të Veliajt që menaxhon llogarinë e Erion Veliajt në rrjetin social Instagram ka klikuar linqet mashtruese që kanë mashtruar jo pak qytetarë dhe përdorues shqiptarë të rrjeteve sociale.

Në pak minuta është postuar një screenshot i modifikuar me fotoshop ku tregohej një llogari e kriptomonedhave si Bitcoin dhe një postim me fotoshop i Elon Musk në rrjetin social X.

Kjo ngjarje është një mësim për çdo përdorues shqiptar për të ruajtur llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe për të qenë të vetëdijshëm përballë mashtrimeve të tilla, jo si stafi i Erion Veliajt që nuk kanë justifikuar rrogën e marrë nga taksapaguesit shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit