Këngëtari i mirënjohur kosovar merr nënshtetësinë shqiptare (FOTO)

Këngëtari i mirënjohur kosovar merr nënshtetësinë shqiptare…

Këngtari i mirënjohur në trojet shqiptare Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare së fundmi.  asaportat u janë dorëzuar çiftit nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Baci Sabri siç e njohim të gjithë dhe siç e thërrasin me përkëdheli gjithë këngëtarët e ka falenderuar publikisht presidentin Ilir Meta, duke shkruar një status në rrjetin social Instagram. Ai në të ka shprehur fjalët dhe ndjenjat më të veçanta për këtë moment shumë sublim, unik dhe të shumëpritur me vite nga ana e tij.Familja Fejzullahu pajisen që të gjithë me pasaporta shqiptare - Telegrafi

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu në postimin e fundit ku shfaqet së bashku me pasaportat në dorë pranë flamurit shqiptar dhe bashkëshortes.

Me siguri ky moment e ka lumturuar pafund artistin e njohur kosovar, i cili ka kontribuar për kaq vite me projektet e tij muzikore në estradën shqiptare.Familja Fejzullahu pajisen që të gjithë me pasaporta shqiptare - Telegrafi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit