Erisilda Abedini vdiq në aksidentin në Sauk, reagon e prekur e motra: Më shkatërrove jetën, pse o zot?

Erisilda Abedini vdiq në aksidentin në Sauk,…

Erisilda Abedini ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së enjtes në rrethrrotullimin në Sauk. E reja vetëm 22 vjeçe, ishte në makinën e Klevis Rruçaj, i cili po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara nga Shkoza drejt autostradës Tiranë-Elbasan.

Ajo së bashku me një tjetër vajzë dhe drejtuesin e mjetit humbën jetën, si pasojë e përplasjes së madhe të automjetit tip Audi. Për ngjarjen ka reaguar e prekur edhe motra e viktimës. Në rrjete sociale ajo ka ndarë foton e Eriseldës duke shprehur keqardhjen për humbjen e saj përpara kohe.

O Zot akoma se besoj, të mori zoti me vete drita e motrës. Shpirti i motrës ike nga kjo jetë, më shkatërrove jetën, pse o zot”-ka shkruar e motra e viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit