Erisken poston foto nga spitali: Ndihem mirë, bëj tifo për djemtë e ekipit

Erisken poston foto nga spitali: Ndihem mirë,…

Christian Eriksen, ka reaguar për herë të parë pas incidentit që i ndodhi në fushën e lojës, ku pësoi arrest kardiak.

Futbollisti danez ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet i qeshur dhe ka shkruar krahas fotos se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Eriksen shkruan gjithashtu se i duhet të bëjë ende dhe disa ekzaminime mjekësore të tjera, ndërsa thekson se do të bëjë tifo për shokët e tij të skuadrës së Danimarkës.

“Përshëndetje të gjithëve
Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️? ️?
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën ?? Christian”, shkruan Eriksen./Opinion.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit