Erjon Vishkulli operohet pas plumbit të gomës në sy, do t’i duhet edhe një ndërhyrje tjetër

Erjon Vishkulli operohet pas plumbit të gomës…

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u qëllua me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve të fundit, i riu do të ketë nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

Pamjet e Erjonit me syrin e majtë të gjakosur tronditën opinionin publik, ndërsa plagosja e tij u kthye në një nga momentet më të rënda të protestës. Pas goditjes, 28-vjeçari u dërgua në spital, ku mori ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave të bëra publike pas një vizite në Spitalin e Traumës, Erjoni ka kryer ndërhyrjen e parë dhe do t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër. Ende nuk ka një informacion të plotë mbi pasojat që dëmtimi mund të ketë në shikimin e tij.

Plagosja e 28-vjeçarit ndodhi në një protestë të shoqëruar me gaz lotsjellës, goditje me shkopinj gome, shoqërime të dhunshme dhe përdorim të plumbave të gomës nga policia.

Ndërsa Erjoni përballet me një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, mbetet për t’u zbardhur se si ndodhi plagosja dhe kush do të mbajë përgjegjësi për goditjen që i shkaktoi dëmtime të rënda në sy.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit