Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kg në dygarësh

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë…

Peshëngritësi ynë, Erkand Qerimaj, konkurroi në peshën 81 kg në Lojërat Olimpike të Tokios. Shtangisti 32 vjeçari zuri vendin e parë në Baterinë B me 338 kg të ngritura në dygarësh.

Në stilin e shkëputjes Qerimaj ngriti 157 kg, ndërsa në stilin e shtytjes 181 kg.

Gjithsesi për të përcaktuar vendin, ku do të renditet përfundimisht peshëngritësi ynë Qerimaj, duhet pritur përfundimi i konkurrimit në baterinë A.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit