Erkani është zhdukur pas një incidentit me anije në Rusi, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Erkani është zhdukur pas një incidentit me…

Një familje shqiptare po përjeton ankthin më të madh, pasi prej datës 27 shtator nuk ka asnjë informacion për Erkan Nikën, Inxhinierin e 2-të në bordin e anijes M/V AROYAT.

Erkani rezulton i zhdukur pas një incidenti të ndodhur pranë Novorossiysk, Rusi, dhe deri më tani familjarët e tij vijojnë të jenë pa asnjë lajm për fatin e tij.

Rasti është bërë publik edhe nga media dhe organizata detare turke, përfshirë TMMOB GEMIMO (Dhoma e Inxhinierëve Detarë) dhe The Maritime Voice, ndërsa familja e Erkanit vijon kërkimet dhe apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Në këto momente, çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.

Apeli i familjes shkon veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Rusi dhe në zonën e Novorossiysk, por edhe për këdo që mund të ketë dijeni për ngjarjen apo për lëvizjet e Erkanit pas incidentit.

Nëse dikush ka informacion lidhur me autoritetet portuale, rojën bregdetare, ekipet e shpëtimit, spitalet apo ekuipazhin e anijes, lutet që ta ndajë atë me familjarët ose ta bëjë të ditur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit