Ermal Dredha ua "dredh" qytetarëve të Vlorës, po i mbyt me plehrat që djeg prej javësh

Ermal Dredha ua “dredh” qytetarëve të Vlorës,…

Shëndeti i qytetarëve të Vlorës vijon të jetë në një rrezik serioz. Prej më shumë se dy javësh, fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar, vijon të jetë e pushtuar nga flakët, ku tymi i madh dhe era e keqe janë “servirja” e këtyre ditëve.

Por ndonëse situata është mjaft serioze, Ermal Dredha, që u zgjodh në krye të bashkisë si figura që do ndriste Vlorën nga pisllëku i Dritan Lelit, as nuk po shqetësohet fare që kaosin që është krijuar.

Bashkia më parë ka pasur një marrëveshje me një kompani që operonte në landfill, me të cilën ka shkëputur bashkëpunimin. Por për “të treguar” zemrën e mirë, Dredha po mundohet t’ia u dredhë qytetarëve, duke ja u kaluar menaxhimin e mbetjeve kompanive që drejtohen nga njerëzit e tij të afërt, në mënyrë që ata të pasurohen sa më shpejt.

Por që fitimi në xhepat e tyre të jetë sa më i plotë, këto kompani kanë gjetur zgjidhjen ideale për të vënë nën kontroll flakët shfrytëzojnë në maksimum atë që u ka dhuruar natyra… rërën e detit. Disa fadroma janë angazhuar për të fikuar zjarrin duke hedhur rërë, duke premtuar nga përgjegjës të kompanive se përmes kësaj “shpikje” flakët do viheshin nën kontroll për pak ditë. Kur kanë kaluar më shumë se dy javë, situata nuk ka ngelur më e njëjta, por është bërë edhe më keq.  

Në këtë situatë, kur rreziku për shëndetin e banorëve është shumë i lartë, e vetmja aftësi që ka Dredha është pasurimi i shpejtë i të afërmve të tij dhe “vdekja” e atyre qytetarëve që kanë zgjedhur ta kalojnë jetën në qytetin e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit