Ermal Mamaqi: Pensionistët e kanë vetë fajin që s'paguajnë dot një kafe

Ermal Mamaqi: Pensionistët e kanë vetë fajin…

Aktori, humoristi, shkrimtari, regjizori apo sipërmarrësi Ermal Mamaqi, quheni si të doni, këtë herë ka vendosur të kritikojë pensionistët. Pasi dështoi me sukses për të pasur një profesion që e bën mirë në jetë, Mamaqi tentoi t’u jap mend të rinjve shqiptarë me kurset e tij të trajnimit që shkonin nga 20 mijë euro në vit për person. Këtë herë ai ka vendosur t’u jap mend pensionistëve, një nga shtresave më në nevojë të vendit.

Pasi zbriti nga shtëpija e tij te ‘Kodra e Diellit’ për një xhiro nga Liqeni, Mamaqi u habit me faktin se një pensionist nuk paguan dot asnjë një kafe që kushton mesatarisht 100 lekë. Ai e gjen arsyen te faji që pensionistët kanë për faktin se nuk kanë investuar te fëmijët por te pensioni i tyre.

Edhe pse shumica e pensionistëve janë prindërit e atyre që sot kanë emigruar jashtë vendit, janë profesionistët e sotëm si mjekë, mësuesë, inxhinierë, policë e të tjerë, Mamaqi i fut të gjithë me një thesë duke i akuzuar se nuk i kanë mbështetur fëmijë. Pa pyetur për rritjen e çmimeve, abuzimit me buxhetin e shtetit, korrupsionit në këtë vend, pasaniku i ‘Kodrës së Diellit’ vendos të japi mend edhe aty ku nuk duhet.

Postimi i Mamaqit në Instagram:

Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën. U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë. Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10. Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport. Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit. Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë… Mos investoni për Pensionin miq. Investoni te fëmijët tuaj. Ata janë pensioni më i mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit