Ermonela Felaj në Parlament: Vari leshtë!

Ermonela Felaj në Parlament: Vari leshtë!

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, ka lëshuar gojën duke kujtuar se është në kafe apo në selinë e partisë ku mund të flasësh edhe pa etikë si dhe me fjalë banale. Në seancën e së enjtes në Parlament, Felaj kishte marr vendin e Lindita Nikollës e cila nuk ishte e pranishme për të drejtuar seancën.

Duke kërkuar dokumentacionet dhe projektligjet e miratuara në seancën plenare, Ermonela Felaj nuk e ka përmbajtur fjalorin në nervozim e sipër.

Nuk e kam këtë të lutem (një dokument), vari leshtë” – është dëgjuar të thotë nënkryetarja e Kuvendit me mikrofonin hapur dhe kamerat në regjistrim.

Si grua, nënë, motër dhe ligjvënëse, fjalori i Ermonela Felaj është i papranueshëm në një institucion të rendësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirëpo si duket nënkryetarja nuk e bën dallimin e gjuhës së folur në përditshmërinë e saj dhe gjuhës së folur në një institucion publik, duke na treguar se me çfarë zyrtarësh përfaqësohen shqiptarët në Kuvend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit