
Sapranoja me famë botërore Ermonela Jaho është shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi ajo i është bashkuar protestës së artistëve që u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme.
Në postimin e saj Jaho shkruan: “Kur njerëzit nuk arrijnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe vendosin të luftojnë njëri-tjetrin, e vërteta është viktima e parë”.
Përmes një emoji në lot, soprano e ka shoqëruar shkrimin edhe me dy foto, njëra nga shembja e godinës së Teatrit dhe tjetra nga përplasja e policisë me artistët.
Protestuesit dolën sot me banderola: “Një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu”, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë.