Ernejt Shyti vrau biznesmenin për 50 mijë euro, i riu ndoqi Behar Sofian për tre ditë radhazi

Ernejt Shyti vrau biznesmenin për 50 mijë…

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e biznesmenin 66-vjeçar Behar Sofia, në Tiranë, ku autor i vrasjes është identifikuar si Ernejt Shyti.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se, ky i fundit ka vrarë Sofian kundrejt pagesës 50 mijë euro, ndërkohë që nuk dihet se nga kush e ka marrë këtë shumë.

Po ashtu mësohet se përpara se ta vrsite 23-vjeçari e kishte ndjekur për tre ditë radhazi biznesmeni. Ditën e vrasjen ai kishte dalë herët nga banesa me biçikletën e tij, të cilën e kishte lënë poshtë urës së Lanës.

Pasi ka kryer vrasjen autori ka marrë biçikletën dhe është larguar në drejtim të liqenit ku dhe ka ndërruar rrobat që mbante veshur. Më pas ai ka shkuar në ambientet e banesës së tij, ku dhe nuk ka dalë gjatë gjithë ditës.

23-vjeçari më pas ka udhëtuar drejt Malit të Zi, e është strehur në Podgoricë, në shtëpinë e një shoku të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit