Ernest Muçi kalon Shqipërinë në avantazh, realizon supergol ndaj Finlandës

Ernest Muçi kalon Shqipërinë në avantazh, realizon…

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës, falë një goli spektakolar të Ernest Muçit në minutën e 35-të të takimit.

Sulmuesi kuqezi ka realizuar një perlë të vërtetë, duke mposhtur portierin finlandez dhe duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.

Një moment magjik nga Muçi, që i jep Shqipërisë epërsinë në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kërkojnë të marrin tri pikët për të forcuar pozitat në krye të Grupit C1.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit