Eroz Grezda e pranon publikisht lidhjen me Oriola Marashin

Eroz Grezda e pranon publikisht lidhjen me…

Një ndër çiftet më interesantë gjatë kësaj periudhe në karantinë ishte padyshim Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Ata të dy nuk fshihen më dhe po shijojnë kohën me njëri-tjetrin.

Futbollisti i njohur ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” dhe sigurisht që është ‘ngacmuar’ në lidhje me Oriolën.

“Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e ka pyetur Ori.

Ndërsa Eros i është përgjigjur: “E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”

Më pas intervista ka vazhduar duke u pyetur nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25-vjeçari e ka pranuar.

”Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda.

Ndërkaq ai është pyetur se nëse janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, të cili padashje i doli edhe emri i Oriolës, sepse gjatë gjithë kohës nuk ka përmendur emër, por thoshte gjithmonë “e dashura”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit