Erozioni i lumit Vjosë kërcënon tokat bujqësore dhe banesat në Fier

Erozioni i lumit Vjosë kërcënon tokat bujqësore…

Lumi Vjosë po shfaqet gjithnjë e më i egër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe zonat pyjore të disa fshatrave të bashkisë Fier. Banorët e prekur ndihen të pafuqishëm përballë erozionit që po përparon me ritme alarmante, duke rrezikuar jo vetëm pronat e tyre, por edhe jetesën e tyre të përditshme.

Në një nga zonat më të prekura, lumi ka gërryer deri më tani 17 hektarë tokë bujqësore dhe 35 hektarë pyje. Situata është veçanërisht shqetësuese në fshatin Kashisht, ku Vjosa është afruar me 4 metra më shumë pranë banesave, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek banorët. Ata shprehen se ky fenomen ka vijuar për 3-4 vite radhazi, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të frenuar dëmet.

Përballë kësaj situate kritike, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të erozionit. Në mungesë të masave mbrojtëse, rreziku që lumi të shkatërrojë më shumë tokë dhe të prekë banesat bëhet gjithnjë e më i madh. Tani topi mbetet në duart e institucioneve, të cilat duhet të veprojnë për të mbrojtur komunitetin dhe mjedisin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit