Ersekë/ Asfiksohet nga gazi, vdes i moshuari

Ersekë/ Asfiksohet nga gazi, vdes i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Ersekë.

Një i moshuar, i idekntifikuar si Pasho Pasho është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi brenda banesës së tij.

Banorët kanë ndjerë erën e shtuar të gazit, ata kanë shkuar menjëherë për në shtëpinë e të moshuarit, ku e kanë gjetur të pajetë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e plota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit