Ervin Bushati ikën pa paguar qiranë në Washington DC

Ervin Bushati ikën pa paguar qiranë në…

Ervin Bushati me bekimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit Begaj u bë ambasador në Washington, teksa më 25 Shtator 2023 dorëzoi kredencialet në Shtëpinë e Bardhë.

E teksa nuk ka shumë kohë që ka marrë detyrën e re, Bushati është përfshirë në një skandal. Ish-deputeti socialist ka ikur pa paguar qiranë e shtëpisë ku ka jetuar për tre muaj në Washington DC.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i banesës Artur Elezi i cili përmes një postimi në Facebook tregon se Bushati ka boshatisur shtëpinë dhe nuk ka paguar qiranë.

Elezi, një profesor shqiptar i Matematikës në Amerikë, shton se edhe çekun që ka dorëzuar në fillim të Nëntorit 2023, Ervin Bushati e ka lënë pa firmosur, duke e bërë rrjedhimisht të pavlefshëm.

Artur Elezi 

Sjellje te cuditshme te Ambasadorit Shqiptar ne Washington DC!

Zoti Ervin Bushati eshte qeraxhiu yne me kontrate deri ne fund te vitit. Diku nga fillimi i nentorit na dergon pagesen e muajit me nje cek te pafirmosur. E veme re pas ca ditesh dhe i vemi ne shtepi qe t’a firmose. Per habi shtepia eshte bosh! Pas ca ditesh shoferi i Ambasades na sjell celesin e shtepise. Ambasadori vete eshte zhdukur pa bere pagesen, madje nuk i pergjigjet as telefonit! U shkruajme ca kolegeve dhe eproreve te ambasadorit, deri ne kupole. Heshtje e plote, edhe ata jane zhdukur.

C’ti themi kesaj?! Askush nuk duhet te sillet ne kete menyre, vecanerisht perfaqesuesi me i larte i qeverise ne Washington DC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit