Ervin Demo i Beratit: Parkimin e ri e keni falas sa të familjarizoheni, nuk keni parë gjë akoma

Ervin Demo i Beratit: Parkimin e ri…

Premtimet falas në këtë fushatë elektorale nuk kanë të ndalur. Kandidatët po mundohen të joshin qytetarët për të thithur sa më shumë vota me shërbime falas. Mirëpo “falas” nuk zgjat përgjithmonë në Bashkinë e Beratit. Ervin Demo ka gjetur një metodë të re të fushatës elektorale.

Ne qendër të qytetit është ndërtuar një parkim, i cili në hyrje të tij ka tra. Ervin Demo ka vendosur ta lërë hyrjen falas sapo të mbarojnë zgjedhjet dhe të nis me prerjen e faturave sapo të fitojë mandatin e radhës. Madje Demo ka marrë edhe parrulla elektorale nga kreu i partisë së tij duke u premtuar mosvotuesëve të tij: “Skeni parë gjë akoma”.

Parkingu do të testohet dhe deri sa të gjithë të familjarizohen me të, çdo qytetar mund të parkojë aty FALAS. Për të gjithë qytetarët që mezi e prisnin, ju falenderoj nga zemra për durimin deri sa kjo vepër u realizua. Për të gjjthë skeptikët, Berati nuk do të ndalet këtu. Dallga e zhvillimit dhe e veprave madhore do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të prezantojmë projekte të reja. Nuk keni parë gjë akoma.” – shkruan Demo në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit