Erzeni, Lufra, Gjirofarma dhe Shaka Boboshtica abuzuan me çmimet e nënprodukteve të qumështit

Erzeni, Lufra, Gjirofarma dhe Shaka Boboshtica abuzuan…

Në periudhën e vitit 2022 deri në vitin 2023, konsumatorët shqiptarë janë përballur me rritje çmimesh në produktet qumësht, djathë, kos, gjalpë. Qumështi në dhjetorin e vitit 2023 u shit me një çmim 20% më shumë se në dhjetorin e vitit 2022. Djathi I barë me 16 % më shumë.

Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë. Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë, teksa kompanitë Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit kanë shfrytëzuar rastin për të abuzuar me çmimet.

Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të këtyre produkteve të tregtuara nga kompanitë në fjalë, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj këtyre katër ndërmarrjeve në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023.a

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit