Escobar: Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, çështje javësh

Escobar: Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë,…

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.

Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”,  ka deklaruar ai në Kanal 10.

Escobar tha më tej se afati i caktuar nga Qeveria e Kosovës për pararegjistrimin e automjeteve me targa RKS duhet të shtyhet për dhjetë muaj dhe se do të ishte mirë që përgjigja e Qeveria e Kosovës ishte pozitive.

Escobar tha se as presidentja Vjosa Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti nuk janë angazhuar për këtë.
“Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë, por ne duam ta zbatojmë në mënyrë paqësore që të mos ngrejë tensione dhe të mos na shpërqendrojë nga disa gjëra që duhet të bëjmë. Nuk është sekret që kemi kërkuar një periudhë më të gjatë zbatimi dhe ne kërkuam edhe 10 muaj. Do të doja që kjo të ndodhte. Kjo nuk është vetëm një kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Kuintit. Dhe kjo sepse ne jemi vendet që mbështesim më shumë Kosovën. Ne nuk kemi marrë përgjigje nga pala kosovare, ne jemi ende në pritje”, tha Escobar.
Escobar deklaroi se SHBA-të mbështesin planin e dialogut franko-gjerman.


“Po, ne e mbështesim plotësisht. Dhe më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi mbështetur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Unë mendoj se njohja nga Serbia do të ndodhë, do të duhet të ndodhë në një fazë të mëvonshme. Por ajo që është e rëndësishme për Kosovën është të fillojë një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euroatlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën. Kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të hiqni nga çdo gjë tjetër në proces”, tha Escobar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit