Escobar për korrupsionin në Shqipëri, sfida më e madhe

Escobar për korrupsionin në Shqipëri, sfida më…

Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres sa i takon korrupsionit. Kështu është shprehur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët.

Ai është shprehur gjithashtu se korrupsioni  është një sfidë e madhe.

Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, tha ai.

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE ku shtoi se kjo  marrëveshje ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin.

Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit