Është 100 vjeç, por do dalë në gjyq për 3500 vrasje

Është 100 vjeç, por do dalë në…

Një ish-roje, tanimë plot 100 vjeç, që ka shërbyer në kampin e përqendrimit nazist Sachsenhausen pranë Berlinit do të dalë përpara gjykatës. Mediat gjermane shkruajnë se kjo do të ndodhë, 74 vjet pasi ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore.

Gjyqi pritet të nisë në tetor dhe gjykata rajonale e Neuruppin do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj 100-vjeçarit për pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 3 500 personave.

I pandehuri, për shkak të moshës, është i detyruar të qëndrojë përballë trupit gjykues 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë, deri në përfundimin e procesit.

I akuzuari, kishte punuar si roje kampi nga 1942 deri në 1945 në Sachsenhausen, ku rreth 200 000 njerëz u burgosën dhe 20 000 u vranë.

Ndërsa numri i të dyshuarve për krimet naziste është në rënie, prokurorët ende po përpiqen të vendosin drejtësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit