Është braktisur nga fëmijët, 62-vjeçari jeton prej 8 vitesh në makinën e tij në Fier!

Është braktisur nga fëmijët, 62-vjeçari jeton prej…

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij.

Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor si taksi për të nxjerrë bukën e gojë dhe natën si shtëpi.

Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62 vjeçarit janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa për higjienën personale i shërben uji i lumit Vjosë.

Ai ka 4 fëmijë, të cilët nuk i ka parë që prej 13 vitesh, pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij. Ata jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë komunikuar asnjëherë me të atin.

I braktisur nga të gjithë 62 vjeçari çdo ditë ai e nis me shpresën se dikush do ta ndihmojë për të patur një strehë mbi krye.

<iframe width=”1036″ height=”608″ src=”https://www.youtube.com/embed/uCbYfJnj8-k” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit