Një qytetar ka ngritur shqetësimin për cilësinë e një qumështi të blerë në marketin “Unit” në Shkodër.
Ai ka treguar se qumështi, i prodhuar më 2 korrik dhe me afat skadence deri më 2 nëntor, i ka rezultuar i prishur, me një konsistencë të ngjashme me dhallën dhe me ngjyrë si të verdhë.
“Është gjynah të harxhosh para dhe të blesh produkte të tilla. Kjo të mbyt!”, shprehet qytetari, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj cilësisë së produkteve ushqimore që hidhen në treg.
Rasti ngre pikëpyetje mbi respektimin e kushteve të ruajtjes, transportit dhe kontrollit të produkteve ushqimore, pasi edhe produktet brenda afatit të skadencës mund të bëhen të papërshtatshme për konsum nëse nuk ruhen sipas standardeve të sigurisë ushqimore.
Autoritetet përgjegjëse për kontrollin ushqimor duhet të verifikojnë raste të tilla për të garantuar që produktet që konsumatorët blejnë të jenë të sigurta dhe në përputhje me standardet e kërkuara.
