“Është haram”, talebanët bëjnë copë e çikë televizorin (Video)

“Është haram”, talebanët bëjnë copë e çikë…

Në një video të publikuar së fundmi, duket një grup talebanësh në Kabul të cilët shkatërrojnë me sëpatë një televizor teksa dëgjohet të flasin në gjuhën e tyre se është harram.

Regjimi i instaluar me dhunë në Afganistan ka bërë që e gjithë mënyra e jetesës për qytetarët, sidomos për femrat të ndryshojë rrënjësit.

Tashmë duket se policia afgane nuk lejon as informimin e qytetarëve, duke i konsideruar mediat të dëmshme dhe tru shpëlarëse për qytetarët të cilëve u mori lirinë me forcë.

Trazirat në aeroportin e Kabulit vazhdojnë ende, teksa fëmijët kalohen nga gardhet për në anën tjetër për t’i shpëtuar talebanëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit